Alzeta

Dritarja Juaj e Mjeshtërisë së Aluminit !

Jemi të përkushtuar për të shtyrë kufijtë e inovacionit, cilësisë dhe kënaqësisë së klientëve. Në rrugën tonë përpara, synojmë të zgjerojmë ofertat tona të produkteve dhe të fillojmë projekte të transformuese që riformulojnë peizazhin e zgjidhjeve të aluminit.

Pervojë
0 +
Produkte
0
Projekte të kryera
0 +

Inovacion në Alumin

Në Alzeta SHPK, ne nuk jemi vetëm perpunues; ne jemi arkitektë të inovacionit. Ne vazhdimisht shtyjmë kufijtë e të zakonshmes përsa I përket aluminit, duke u siguruar që produktet tona janë në linjën e dizajnit arkitekturor modern.

Përkushtim për Cilësinë

Cilësia është themeli i operacioneve tona. Ne jemi të përkushtuar në ofrimin e niveleve më të larta të cilësisë dhe besueshmërisë në të gjitha produktet tona. Përkushtimi ynë bën të mundur që projektet tuaja janë në duar të profesionistëve të cilët nuk pranojnë asgjë më pak se përsosmëria.

Gama e Gjerë e Produkteve

Alzeta SHPK ofron një gamë të gjerë dhe cilësore të produkteve të aluminit, nga sistemet e dritareve të avancuara, tek fasadat e xhamit dhe sistemeve inovative me hapje. Ne ofrojmë zgjidhje për të gjitha nevojat tuaja arkitekturore të aluminit, në një destinacion të vetëm, duke ju kursyer kohë dhe duke siguruar konsistencë në cilësi.

Ekspertizë e pakrahasueshme

Me një histori që daton që në vitin 2002, kemi dekada experiencë në përpunimin e aluminit. Nga fillimi i kompanisë sonë, kemi qenë në krye përsa I përket cilësisë dhe përsosmërisë, duke bërë që ne të jemi një kompani e besueshme në fushën ku veprojmë.

Rreth Alzeta SHPK

Alzeta SHPK shënon fillimet e saj në vitin 2002, kur filloi një udhëtim inovativ në industrinë e aluminit. Hapat e saj të para ishin si një skuader e specializuar në vëniene dyerve dhe dritareve për të përmbushur nevojat e ndryshme të ndërtimit në gjithë Shqipërinë. Koncepti ynë themelor ishte të ofronim zgjidhje cilësore në treg me çmime konkurruese duke siguruar prodhim në vëllim të lartë.

Në vijim të këtij suksesi, ne zgjatuam portofolin tonë të produkteve duke përfshirë një gamë të gjerë elementësh arkitekturorë. Ofertat tona tani përfshijnë fasadat e xhamit, dyer, dritaret dhe sistemet inovative të hapjeve, duke bërë që ne të jemi një destinacion i vetëm për produkte të aluminit premium.

Përse Të Zgjidhni Alzeta SHPK?

Në Alzeta SHPK, ne qëndrojmë si një fener inovacioni dhe ekselence në botën e projekteve dhe produkteve të aluminit.

Sukses i Vërtetuar në Projekte Prestigjioze

Portofoli impresiv i projekteve në të gjithë Shqipërinë flet vetë. Kemi lënë gjurmë në ambiente tregtare, spitale, shkolla dhe pallate e kulla, duke riformuluar standardet në vend dhe duke ngritur nivelin e cilësisë se projekteve të aluminit.

Qasje e Orientuar ndaj Klientit

Kënaqësia juaj është forca jonë e motivimit. Ne I vlerësojmë nevojat dhe preferencat e klientëve tanë, duke punuar ngushtë me ju, për tu siguruar që vizioni juaj të vijë në jetë nëpërmjet produkteve tona të aluminit.

Vizion Global

Ne synojmë të njihemi si udhëheqës europian në industrinë e përpunimit të aluminit. Me zgjerimin tonë përtej Europës dhe në tregun Amerikan, Alzeta SHPK synon t’i shërbejë klientëve në të gjithë botën, duke kontribuar në ndërtimin e strukturave që formojnë horizontet e të ardhmes.

Certifikatat tona

Në Alzeta, ne lidhemi ekskluzivisht me furnitorët premium të përkushtuar ndaj përsosmërisë.

Misioni

Në Alzeta SHPK, misioni ynë është të ngremë vazhdimisht standardet në prodhimin dhe instalimin e sistemeve të dyerve dhe dritareve të aluminit. Jemi të përkushtuar të ofrojme zgjidhje inovative, të qëndrueshme dhe të cilësisë së lartë që përmirësojnë estetikën dhe funksionalitetin e hapësirave arkitekturore. Përkushtimi ynë i palëkundur për cilësinë dhe saktësinë bën të mundur që ne të tejkalojmë standardet e industrisë dhe të përmbushim nevojat e klientëve tanë. Ne krenohemi me partneritetet tona ekskluzive me udhëheqësit botërorë në prodhimin e aluminit për të garantuar cilësinë më të lartë në produktet tona përfundimtare.

Vizioni

Alzeta SHPK parashikon një të ardhme ku sistemetet tona të aluminit udhëheqin në dizajnin arkitekturor modern, duke ofruar zgjidhje efikase mbi energjinë, mjedisin dhe të pëlqyeshme në pamje. Vizioni ynë është të njihemi si udhëheqës në Europë në fushën e prodhimit të aluminit, duke vendosur standarde të reja për cilësinë, performancën dhe avancimet teknologjike. Teksa zgjerohemi përtej Europës dhe vendosemi në tregun Amerikan, synojmë t’i shërbejmë klientëve në mbarë botën dhe të kontribuojmë në strukturat ikonike që formojnë horizontin e të nesërmes. Përkushtimi ynë ndaj inovacionit dhe kënaqësisë së klientit mbetet fuqia jonë udhëzuese.

Qendrueshmeria

Te Alzeta, një kompani në rritje të vazhdueshme, sigurues i sistemeve të aluminit të klasit të parë, përkushtimi ynë për të kontribuar në komunitet shtrihet te ruajtja e mjedisit.

Ne e kuptojmë rëndësinë e një të ardhmeje të qëndrueshme, dhe kjo është arsyeja pse i japim përparësi partneriteteve me kompani dhe produkte që ndjekin praktika miqësore ndaj mjedisit. Zgjedhja e partnerëve dhe zgjedhjet tona operative udhëhiqen nga zbatimi i standarteve ndërkombëtare siç është ISO 50001, që inkurajon zvogëlimin e konsumit, redukton ndikimin e karbonit dhe ul shpenzimet duke promovuar përdorimin e energjisë së qëndrueshme.

Së brendshmi, ne përqafojmë një sërë veprimesh të përditshme, duke përfshirë zbatimin e masave të kursimit të energjisë dhe edukimin e stafit tonë për përgjegjësitë mjedisore. Duke punuar në projektet e klientëve tanë, ekipi ynë vendos një theks të fortë në zvogëlimin e mbetjeve dhe strategjitë e përmirësimit të vazhdueshëm.

Përveç përpjekjeve tona të brendshme, mbetemi në krye të tendencave të fundit në arkitekturën dhe inxhinierinë e qëndrueshme. Ne jo vetëm bejmë vlerësimin e praktikave të kompanive shqiptare të ndërtimit, por shqyrtojmë me kujdes dhe propozimet e tyre arkitekturore për projekte ndërtimi të qëndrueshëm. Ky qasje proaktive na mban jo vetëm para konkurrentëve vendas, por gjithashtu ofron një derë të hapur në tregjet e reja.

Çfarë thonë klientët?

Si pronar i një kompanie ndërtimi, kam punuar me furnizues të ndryshëm, por Alzeta bën dallim nga të tjerët. Vendosmëria e tyre për ofrimin e zgjidhjeve inovative ka transformuar projektet tona. Durimi dhe dizajni i produkteve të tyre jo vetëm që i përmbushin por i kaluan standardet e industrisë. Alzeta pa dyshim është partneri ynë i preferuar deri me tani dhe për të gjitha projektet e ardhshme.

Ardit H.– Sky Construction

Të jesh pronar i një ville private luksoze kërkon më të mirën, dhe Alzeta ka ofruar konsistencë në shërbimet e tyre. Produktet e tyre të personalizuara, jo vetëm që përshtaten me estetikën e vilës sonë, por edhe ndihmojnë për ta bërë “joshëse” për syrin. Përkushtimi i Alzeta për të kuptuar dhe përmbushur nevojat tona i bën ata të jenë të vecantë në cfarë ofrojnë.

Daniel L.

Në rolin tim si pronar i një shkolle private, detyra e domosdoshme për të krijuar një mjedis mësimor optimal nuk mund të nënvlerësohet. Alzeta ka qenë thelbësore në arritjen e këtij qëllimi duke bërë të mundur ndricim natyral shumë të përshtatshëm, që jo vetëm ndihmojnë me efikasitetin e energjisë, por gjithashtu I japin sy godinës së institucionit tonë arsimor. Përkushtimi i tyre për të patur një ndikim pozitiv përmes produkteve të tyre përshtatet me parimet themelore të filozofisë sonë arsimore, ndaj edhe së bashku, arrijmë bashkëpunime të frytshme.

Erion S. – Shkolla private The Future

Si pronare e një hoteli, bashkëpunimi me Alzeta ka revolucionarizuar biznesin tonë. Ajo cfarë ata na ofruan, ishte inovative dhe nuk u përqëndruan vetëm në përmirësimin e atmosferës së hotelit tonë; por edhe kanë patur një ndikim thelbësor në efikasitetin e energjisë. Kujdesi i detajuar dhe përkushtimi i pandërprerë ndaj cilësisë i I bëjnë të jenë ata zgjedhja e preferuar në industrinë e akomodimit, si për efikasitet, ashtu edhe për estetikë.

Rea H. – SeaView Hotel
sqAlbanian